
Fillon aty ku mbaroi vitin shkollorë që sapo lamë pas- te suksesi.Gjimnazi 7 Marsi është tashmë gati në vitin e katërt të funksionimit me kushte moderne mësimi.” Jemi gati.Kemi bërë lyerjen komplete të shkollës sërish këtë vit dhe në cdo aspekt presim sukseset e rradhës në vitin që nisim” shprehet Miqerem Rizai drejtoreshë e gjimnazit 7 Marsi për Faktiditor.ch.Ky institucion vitin e kaluar ka arritur shumë suksese gjithandej dhe tashmë mban primatin e një qendre të mesme që funksionon në kushte maksimale dhe me shumë aktivitete që shënohen në një vit kalendarik.
Pak kohë më parë u mbajtën edhe “Ditët e hapura” një mundësi e prindërve dhe atyre që përcaktohen të ndjekin ciklin e mesëm në këtë qendër për të parë programet mësimore dhe kushtet ku zhvillohet mësimi në një qendër me dy amfiteatro moderne ku janë mbajtur edhe shumë aktivitete nga institucione të ndryshme nga gjithë vendi përfshirë simpoziume dhe manifestime të ndryshme.
Këto dy javë poashtu janë shumë me shumë aktivitete brenda institucionit , përfshirë edhe riprovimet, provimet e maturës për afatin e gushtit si dhe ajo që është më e rëndësishme afati i regjistrimit për këtë afat.
” Kemi kushte maksimale për një mbarëvajtje të procesit mësimorë dhe njëkohësisht i ftoj gjithë ata që janë të interesuar të ndjekin ciklin e mesëm, të mos hezitojnë të regjistrohen në “7 Marsi” sepse kemi cfarë u ofrojmë atyre.Institucioni është i hapur dhe më shumë se sa fjalët janë dëshmitë për gjithësecilin që dëshiron të sheh se si funksionon qendra jonë ” thotë drejtoresha Rizai që ka bërë një punë të shëlqyer që kur ka marrë drejtimin e këtij institucioni të mesëm në Tetovë.
Poashtu përvec kabineteve që u themeluan vitin e kaluar , këtë vit edhe Biblioteka ka marrë një imazh krejtësisht ndryshe, përfshirë edhe një numër të madh veprash nga autorë të ndryshëm që u shërbejnë nxënësve për lektyrat shkollore.
Drejtoresha Miqerem Rizai thotë se kur lulëzon ideja, atëherë prit frytet e saj.Ajo shprehet se nuk ka ndërmend të ndalet këtu për të vazhduar edhe me shumë ndryshime tjera në institucionin që e drejton me qëllimin parësorë-ngritjen e cilësisë së arsimit ./Faktiditor.ch/
