Gjimnazi “7 Marsi” feston ditën e Flamurit, përuron terrenin sportiv

154

 

 

Festa e flamurit e ka gjetur gjimnazin “7 Marsi” me terren të ri sportiv në vazhdën e shumë investimeve që janë bërë brenda këtij viti në këtë qendër të mesme transmeton faktiditor.ch.Në këtë përurim kanë marrë pjesë autoritetet komunale, përfaqësues të ndryshëm të Ministrisë rajonale të Arsimit, kreu i i Sektorit të Arsimit në Tetovë , drejtorë të shkollave të tjera të Mesme , profesorë, dhe personalitete tjera .Kjo sipas drejtoreshës Miqerem Rizai është një hapërim në institucionin që ajo e drejton dhe gradualisht me investimet e Komunës por edhe të buxhetit vetanak ,po krijon kushte të favorshme për një proces të normalizuar të mësimit.Rizai tha se ky investim i ngjitet hallkës së shumë investimeve tjera që kanë ndodhur brenda një harku që kur ajo e ka marrë drejtimin e këtij institucioni të mesëm duke e shndërruar atë në shkollën më moderne në Tetovë.E gjitha sipas saj ka nisur nga hiçi, por tashmë janë evidente ndryshimet si në infrastrukturë,poashtu edhe në sfera të tjera që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në përgjithësi .Në anën tjetër kreu i Sektorit të Arsimit në Tetovë Ahmed Qazimi tha se përvec investimeve materiale një tjetër gjë është po aq me rëndësi duke aluduar edhe në cilësinë e arsimit, duke u zotuar se bashkë me Komunën dhe institucionet tjera përkatëse do të punojë parreshtur në këtë drejtim.Sipas Qazimit rezultatet në këtë qendër janë evidente përfshirë shumë suksese gjatë vitit të kaluar në lëndë të ndryshme dhe në gara lokale, rajonale dhe republikane ku nxënësit e “7 Marsit” kanë arritur rezultate të shkëlqyeshme.Qazimi poashtu tha se me ndryshimet që sheh në këtë qendër ndjehet më i lehtësuar për shkak se premtimet tashmë janë realizuar dhe nuk do ndalen këtu.Qazimi theksoi se e gjithë kjo është fryt i një pune të përbashkët të të gjithëve.
Gjimnazi “7 Marsi” njëkohësisht për nder të ditës së flamurit organizoi edhe një program artistik me këngë korale të përgatitur nga mjeshtëri Albert Cami dhe me një ekspozitë të organizuar nga profesorët Besmir Tairi dhe Nebie Berisha.Nxënësit e gjimnazit kanë paraqitur në këtë ekspozitë punimet e tyre ku ka dominuar ngjyra kuq e zi që përkon me këtë ditë të madhe të kombit shqiptarë./Faktiditor.ch/.

 

Comments