Gjimnazi “ 7 Marsi” është duke qëndruar në Shqipëri në një ekskursion treditorë me gjithë stafin dhe profesorët e këtij institucioni të mesëm transmeton Faktiditor.ch.Drejtoresha Miqerem Rizai tha se ky është një ekskursion I realizuar nga institucioni që ajo e drejton ndërsa në kuadër të tij stafi dhe mësimdhënësit u kanë bërë vizitë disa qyteteve të Shqipërisë , duke vizituar monumente të rëndësishme historike, kulturore dhe arsimore, si dhe institucione të rëndësishme të shtetit shqiptarë.Ata me këtë rast poashtu kanë vizituar qytete si Tirana, Durrësi, Kruja ndërsa poashtu ata më herët patën vizituar edhe disa qytete të Kosovës .
Drejtoresha Rizai tha se gjimnazi “7 Marsi” ka patur rezultate të shkëlqyera në dy vitet e themelimit duke u shndërruar në njërën ndër qendrat më elitare të shkollave të mesme në Tetovë dhe jo vetëm, me një staf profesional që me përkushtimin e tyre kanë arritur të realizojnë shumë suksese përfshirë garat e ndryshme rajonale, komunale dhe ato Republikane, duke organizuar evenimente të ndryshme kulturore dhe artistike , hapje të ekspozitave të ndryshme , si dhe organizimeve të shkëlqyera brenda shkollës që nxisin nxënësit për rezultate më të mira./Faktiditor.ch/.