Gjimnazistët shqiptarë i numërojnë problemet Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë

279
Në Debatin e sotëm, të organizuar nga Uniooni i Nxënëlsve Shqiptarë në Info-Qendrën e BE-së në Shkup, u kategorizuan problemet që ka arsimimi në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Në debatin me temë “Shkyçja e nxënësve nga vendimmarrjet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkak për uljen e cilësisë së arsimit”, u përmendëngabimet disavjeçare në librat shkollorë, kushtet e mjerueshme,mungesa e sallave të sportit,mungesa e mësimit praktik,mungesa e kuadrove profesionale të stafit akademik, etj.

Këshilltari i MASH, Safet Neziri tha se në arsim duhet të bëhet dallim mes kompetencave të Ministrisë dhe të vetëqeverisjes lokale.

Ai pranoi se Institucionet janë vonuar sa i takon ndërmarrjes së masave përgabimet shkollore.

Ndërsa gazetarja që mbulon sferën e arsimit Laura Papraniku tha se nuk janë marrë parasysh reagimet e gazetarëve dhe nxënësve për kushtet në arsim, trasmenton Alsat-M.

Sa i takon cilësisë së testimit të jashtëm , profesoresha Ajtene Qamili, vlerëson se qëllimi ka qenë i drejtë, por realizimi nuk është fare.

Përfaqësuesi i MASH-it në debat, Neziri, tha se testimi ekstern përfundimisht nuk do të hiqet, por shtoi se do të kërkohen mekanizma për përmirësimin e cilësisë së tij.

Comments