Gjimshiti: Jemi në “Wembley” për ta treguar veten – Brruti ka talent të madh

194
fresco

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur për ballafaqimin e nesërm ndaj Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Gjimishti në një intervistë me drejtorin e futbollit në Artmotion, Arlind Sadikun, tha se ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e vështirë, por kanë shkuar në “Wembley” për ta treguar veten.

“Sigurisht që do të jetë e vështirë. Është kundërshtari më i fort në grup, por prapë besoj se kemi ardhur për ta treguar veten tonë. Do të shkojmë që t’i bëjmë sa më shumë vështirësi dhe ta provojmë të marrim diçka nga Anglia”.

midle

“Atmosfera është shumë e mirë, ka disa lojtarë të rinj që i bëjnë mirë frymës së grupit dhe kam gjetur një ekip që është gati të tregojë në këto sfida se sa vlerë ka”, tha Gjimshiti.

Më tej ai foli edhe për lojtarin më të ri të Shqipërisë, Etnik Brrutin, për të cilin tha se me aq sa ka parë, ka talent shumë të madh.

“Etnik Brruti tash që 3-4 ditë që e kam parë, duket një djalë i thjeshtë dhe me aq sa kam parë në stërvitje, ka talent shumë të madh”, tha ai.

Comments