Gjirokastër, nis restaurimi i kishës mbi 1 mijë vjeçare

Prej disa ditësh në Libohovë të Gjirokastrës ka nisur restaurimi i kishës së Labovës së Kryqit. Ministrja e Kulturës Mirela Koumbaro, pa nga afër punimet në monumentin e kulturës së kategorisë së parë, investimi për të cilën kap shumën e 200 mijë eurove. Synimi tha Kumbaro, është promovomi i vlerave të saj, dhe tërheqja e sa më shumë turistëve.
Kumbaro: Është një thesar i rrallë i trashëgimisë kulturore shqiptare, edhe për historinë, por edhe për arkitekturën. Sot kemi ardhur të inspektojmë fillimin e punimeve. Nuk është proces i lehtë.
Kisha e Labovës së Kryqit është një nga më të vjetrat në Shqipëri dhe dikur përmbante një relike që për besimtarët, cilësohej si pjesë e kryqit të vërtetë të Krishtit.
Ndërtesa është tipike bizantine me një kupolë të lartë qendrore, me navën dhe aislet e ndërtuara në mënyrë që të krijojnë figurën e kryqit.
Hyrja kryesore në kishë është përmes një narteksi të mëvonshëm. Ka të paktën 9 nivele të dallueshme afreskesh të pikturuara në sipërfaqen e mureve të brendshme. Kisha e Shën Mërisë është rindërtuar në shek. 13, por muret dhe themeli fillestar i saj datojnë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565 pas erës sonë.
/Ora News/

