Gjithçka ka përfunduar, Barcelona zyrtarizon transferin e ri (Foto)

294

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen për mbrojtësin e Benficas, Nelson Semedo, e cila mund të arrijë deri në 35 milionë euro, por zyrtarizimi do të bëhet pas përfundimit të testeve mjekësore.

Dy mediumet e njohura katalunase Diario Sport dhe El Mundo Deportivokonfirmojnë se është arritur një marrëveshje që do ta shohë 23-vjeçarin me një kontratë pesëvjeçare në Camp Nou për një shifër prej 35 milionë euro.

Raportet më herët të enjten thanë se drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez dhe Javier Bordas, kishin udhëtuar për në Lisbonë për të përfunduar një marrëveshje për mbrojtësin e anës së djathtë.

Comments