Gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, NP Komunale Higjiena – Shkup realizoi aktivitete për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale nga kontenierët e vendosur në bulevardin Goce Dellçev, deri te Hotel VIP, bulevardi Partizanski Odredi, bulevardi Mitropolit Teodosij Gologanov, rrugët Dame Gruev dhe John Kennedy, si dhe në shumë lokacione të tjera në komunën e Aerodromit, njoftuan nga ndërmarrja.
Gjatë këtyre aktiviteteve u mblodhën gjithsej 350 tonë mbeturina komunale.
Në njoftim theksohet se NP Komunale Higjiena – Shkup ende nuk ka marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit lidhur me destinacionin e mbeturinave të mbledhura nga aktivitetet që ata pretendojnë se kryejnë brenda komunave të tyre. Ndërmarrja shton se gjatë ditës së sotme nuk ka vërejtur që ndonjë komunë tjetër të ketë mbledhur mbeturina nga kontenierët.

