Gjuha e ashpër e Thaçit ndaj Kurtit & CO: Keni bërë veprime kriminale
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti dhe disa ministra të tij, për punën gjatë pandemisë.
Madje, gjuha e tij ishte shumë e ashpër, duke iu referuar punës së kabinetit Kurti si “veprime kriminale”.
“Është koha që z.Kurti dhe grupi i tij të përballen me drejtësinë për shkak të aktiviteteve kriminale dhe politike. Para se të mendohet për hapat tjerë, Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me drejtësinë: Ai , Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Arben Vitia… Ata kanë bërë dëme të mëdha këta 3 muaj duke shkelë ligjin”, është shprehur ai.
Tutje, Thaçi u pyet nga gazetarët rreth takimit të djeshëm të Kurtit me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Sipas Thaçit, kryeministri në detyrë s’ka kompetenca për vendimin e mbajtjeve të zgjedhjeve lokale apo qendrore, shkruan Indeksonline
“Unë nuk komentojë takimet që ka ndodhur dje mes Kurtit dhe Valdete Dakës. Ajo zyre nuk është vendimmarrëse për hapat e mëtutjeshme qoftë edhe për zgjedhje. Mirë që takohen, mirë që diskutojnë. Unë do të ftoj gjithë spektrin politik sa i përket organizimit të zgjedhjeve në Podujevë, por duke respektuar këshillat e Instituti të Shëndetsisë. Në këtë drejtim duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë ai. /Indeksonline/.