Gjuha shqipe e dokumentuar me mbishkrime si gjuha para greko-latine

453
fresco

shkeputur nga libri Altin Kocaqit, “DOKUMENTE HISTORIKO-GJUHËSORE” Vëndi i shqipes ndër gjuhët evropiane. Tiranë, 2013

Eshtë më se e qartë se për lashtësinë e gjuhës shqipe nuk folën vetëm themeluesit e shkencës indoevropiane, si Franc Bopp e nxënësit e tij që e vendosën si njërën nga gjuhët më të vjetra, por janë dhe punime të tjera mbi mbishkrimet që nuk janë shkruajtur në gjuhët grekolatine. Që nga Otto Blau tek Iakovos Thomopulos, Nermin Vlora e Zaharia Manjani, Niko Stillos e Petrit Laze kemi një mori mbishkrimesh të lashta të lexuara me anë të gjuhës shqipe.
Me mbishkrimet e lashta u mora në punimin e 2009, “Shqipja Pellazge”, ndaj kam njohuri të drejtpërdrejta për gjithçka që ka lidhje me mbishkrimet në pellgun pellazgjik dhe përpjekjet që janë bërë për deshifrimin e tyre. Në truallin evropian nga mbishkrimet e linear A 1800-1450 p e s, e deri tek mbishkrimet etruske, eteokretane, arkadhoqipriote etj janë mbishkrime që mbeten si të panjohura. Në radhë të parë mbishkrimi i parë gjuhësor, Lineari A, mbetet ende i padeshifruar dhe përse ka ngjajshmëri të mëdha në alfabetin rrokor të Linearit B. Në vazhdimësi as Lineari B nuk u vërtetua të jetë gjuhë greke, gjithashtu mbishkrimet arkadhoqipriote, eteokretane, mbishkrimi i Limnos etj, vijnë deri në shek 2 p e s dhe janë shkruajtur në gjuhë të panjohura. Ja ç’thonë dietarët grekë sot:

“Lineari A, kryesisht nga periudha e pallateve të reja është mbishkrimi më i vjetër. U përdor gjatë periudhës 1800-1450 p e s që të shkruante gjuhën autoktonve paragreke… !

Përshtatje të Linearit A përbën shkrimi Qiprominoik që u perdor gjatë shek 16-11 p.e.s ne Qipro për të shprehur gjuhë paragreke….! Mbishkrimet eteokretane, emërohen kështu nga emëri i Eteokretanve (eteos:origjinal, vendas) që na i jep Homeri (t 176) për një rracë të ishullit, janë gjendur në Dhriro dhe Preso, ato datohen nga 7 p e s e deri në shek 2 p.e.s .

Këto mbishkrime mbeten të panjohura. E njëjta gjë është dhe me mbishkrimin e shek 6, Limno”

Pra jo vetëm që “nuk paskan humbur autoktonët në mijëvjëçarin e II p e s por paskan lënë gjurmë mbishkrimore deri vonë në shek 2 p e s”, dhe kjo është më se e qartë për të gjithë ata që ditën të lexonin antikitetin. Pretendohet se Lineari B 1450-1100 p e s që është vazhdimësia e Linearit A është shkruajtur në gjuhën greke, por deri më sot ende nuk janë lidhur dy fjalë bashkë megjithë përpjekjet e “Kozma Etolianit” të ditëve tona, Jorgo Babinjotit (fondacioni i të cilit përhap elenizmin në Ballkan, ashtu si në kulturën shqiptare, me paratë e lypura në Evropë) i cili pasi bën shkencë kozmaetoliane me: “ne se” u, e, g” do ti bënim “a, b, c”, atëher do kishim abc”, arrin në përfundimet se Lineari B është gjuhë greke. Pra as Lineari B nuk na ka dhënë dy fjalë bashkë përveç emrave vendore që janë të gjithëpranuara se i përkasin gjuhës paragreke :

“Përfundimisht kur na duhet të rindertojmë se ç’mund të ishte gjuha greke e mijvjëcarit të dytë, nuk janë të besueshme përfundimet që nxjerim nga krahësimi me dielektet e mijëvjecarit të parë”

Michael Ventri mbahet si deshifruesi i Linearit B, por perveç fjalorit “ai nuk ariti të lexojë asnjë fjalë të vetme greke në linearin b” na thotë John T Hooker, Linear B an troduction, 1980, Bristol press (përkthimi në greqisht f 70). Pra nuk kemi të dhëna për një gjuhë greke nga mijëvjeçari i dytë para erës sonë dhe gjasat tregojnë vazhdimësinë e një gjuhe autoktonve paragreke, dhe kështu vijmë në mijëvjeçarin e parë për tu ndeshur me mbishkrimet e pastra greke vetëm në epokën e helenizmit. Me këtë çështje do meremi më poshtë, por këtu do ndalemi në mbishkrimet e mijëvjeçarit të parë në të gjithë territorin ku kemi të dhëna për pellazgët në mënyrë që t’iu japim një ide nga çka mbështetur Thomopulo 1912 për gjuhën paragrekëve =pellazgëve, duke dashur të pastrojmë njëherë e mirë “pseudonacionalizmat” në radhët e diturisë shqiptare, që nën slloganin “mëma e shqipes” kërkojnë të na kërcënojnë se po flasim për një gjuhë të krijuar gjetkë e të sjellë në Shqipëri.

Për ta bërë më të lehtë kuptimin nuk po meremi me dëshifrimin e plotë të mbishkrimeve por vetëm me fjalët e pastra, dhe të ndara, shqipe që dallohen në to. Po e fillojmë me mbishkrimin e Limnos 41, 42 që dhe akademiku ynë Shaban Demiraj e pranon si mbishkrim pellazgjik.capture-10

Për ta bërë më të qartë atë që po themi, po ju lemë vetëm tre fjalët e pastra: fjalët “MARAS MAF SIAL”. Këto tre fjalë të pastra tregojnë gjuhën shqipe, në një kohë që e para dhe e treta dokumentohen si mbetje origjinale të gjuhës paragreke. Mos vallë “mëma e gjuhës shqipe vjen nga Limno?”. Absolutisht që jo, pasi fjalë të tilla shqipe ka dhe në mbishkrimet etruske si psh mbishkrimi i Kortones43, ku aty pranë në Thuriu u shuajt Herodoti mes pellazgëve te Thuriu:capture-11

midle

PESHK SHPANT TE NJOHUR…… LART VELARA AULESA. Mos vallë mëma e gjuhës shqipe vjen nga Etruria? Absolutisht jo, pasi fjalë të shqipes shpëtojnë dhe dygjuhëshit likogreke! Po shkëpusim disa fjalë nga një mbishkrim mbi varrë, në të cilin është bërë “data=përkujtimoria e gjëmës, e vdekjes :capture-12

Në anën like përdoren fjalët e shqipes “E BËN DATA ME NE PRINAFATE, APOLLONI…. ”. Sigurisht që këtu kemi diçka më tepër! Ështe vetë përkthimi në greqisht që thotë: “KËTË PËRKUJTIMORE E BËNË….” Mos vallë mëma e shqipes vjen nga Likia?

Absolutisht jo, pasi dhe nga Karia kemi mbishkrime dy gjuhësh karoegjyptian që në anën kariane thotë se: “HYINI HAR ION HEP IL……….capture-13

Mos vallë mëma e shqipes vjen nga Karia?

Absolutisht jo, pasi dhe në Kretë kemi mbishkrimin shqip “ SI NGJAL MITKËN (si e ngjalli miken)…”capture-14

Këto janë disa të dhëna nga fjalët shqipe në mbishkrimet që vijnë nga shtresat paragreke dhe që i përkasin mijëvjecarit të I p es. Por për këto vënde ku janë mbishkruajtur këto mbishkrime antikiteti na ka thënë se i banonin Pellazgët. Këta të fundit sipas Homerit dhe Herodotit kishin kryeqendër me të hershme Dodonën=shqiptarët autoktonë në trojet e tyre.
Dua të shtoj këtu edhe vërtetësinë e pikës së katërt të përfundimeve të Hahnit.

Por a vërtetohet të jenë shkruajtur mbishkrime shqipe në Iliri? Sigurisht që po, por në Shqipëri kemi një problem tepër të madh me organizmin e diturisë shqiptare. Gjurmë simbolesh të vjetra gjënden në malin e Dajtit, rëndom në gjirin e Gramës dhe jo vetëm. Nga Apollonia kemi mbishkrimin e famshëm “FIMIA HIJNËRON.” që mjerisht Faik Drini me

“Epirin, e bashkautorëve të tij, 4 mijë vjeçar grek” mundohet ta grekëzojë dhe përse në se do kishim emër grek ai do ishte “O Fimios ose O Simios”. Fjala e dytë nuk ka asnjë shanc të jetë fjalë greke pasi nuk gjendet asgjëkundi në të folurën e në fjalorët e vjetër grekë me këtë formë.

Nga tetë radhëshi i Dimalit, në një mbishkrim të përzierë ilirogrek kemi: “ERMANDAN IJEROSE… LEVRON LIND…”48. Por vallë si nuk i ka vënë re epigrafia shqiptare këto? Në radhë të parë epigrafia shqiptare nuk ka njerëz të specializuar që të njohin mbishkrimet e vjetra. Prova e madhe për këtë është shëmtia që i është bërë sot 49 simbolit “da” të linearit B që gjendet mbi vulën e Dimalit50, 51 me drejtimin djathtas majtas, si edhe vetë e njëjta vulë me drejtim “majtas-djathtas” e botuar po aty në “Tabelën e Monogrameve”.

E dyta; ështe më se njohur tashmë se në muzeun e Apollonisë janë ekspozuar gjendje arkeologjike nga kodra e Kryegjatës përballë Apollonisë në lindje te Akropolit dhe që datojnë nga epoka e bronzit. Tani…si ka mundësi që pranë Apollonisë paska gjurmë e varre tomulare nga epoka e bronxit dhe në 100 vjet arkeologjia në Apolloni gërmon vetëm varret grekoromake?! Perse nuk studiohet vazhdimësia Pellazgo-Ilire nga bronxi tek hekuri!?

E treta: ka dhe në Apolloni mbishkrime që dokumentohen se janë shkruajtur në një gjuhë të panjohur52 por mbi të gjitha ne Gjirin e Gramës kemi mbishkrime që shkenca jonë i quan të pa njohura.

Mbishkrimet e vjetra dhe të dhënat e antikitetit tregojnë atë çka ka për bazë shkenca indoevropiane: një pellg ku flitej e njëjta gjuhë, pellgun pellazgjik që kishte si kryeqendër më të herëshme Dodonën në Tomorr. Në Tomorr janë gjendur dhe mbishkrime ieroglife53 . Aty ku gjëndet dhe qyteza gjigande me gjurmë gurësh gjigandë të gdhendur dhe me mbrojte natyrale. Aty ku qeramika e herët gjendet rëndomë në një zonë shumë të madhe. Aty ku njihet rëndomë “Shpella e të mirëve” e hedhur qëllimisht në erë dinamit. Aty ku është vërtetuar qytetërimi i mezolitit në Vlushë. Aty ku, dhe pa u gërmuar, të gjitha të dhënat historike të kujtojë të vertetuarën historikisht se “mëma Athinë” ishte veç një fshat i humbur para “kolonive bija” që u gjunjëzuan para saj.

Comments