Gjuhet me armë në drejtim të dy personave në Rahovec, të dyshuarit ishin të maskuar dhe me uniforma ushtarake

108

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Rahovec, teksa rastin në polici e kanë raportuar dy viktima.

Sipas viktimave, derisa ishin duke bartur dru, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

Ata kanë deklaruar në polici se të dyshuarit ishin të maskuar dhe kishin të veshur uniforma të policisë, shkruan IndeksOnline.

“Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm” thuhet në raportin policor.

Teksa nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky incident, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/

Comments