Gjuriq: Gazivoda është okupuar nga njësitet speciale të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se njësitet speciale të Kosovës janë të armatosura deri në dhëmbë dhe kanë okupuar Gazivodën me qëllim që presidenti Hashim Thaçi të ecë lirshëm në këtë pjesë, shkruan RTS, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, në këto momente presidenti Vuçiq ka takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe policorë në një vend të veçantë.