Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në këtë takim është duke marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili i arrestua dhe më pas u largua nga policia për në Serbi.
Gjuriq në këtë takim shihet t’i ketë fashuar të dy duart.
Zyrtarët serbë nga dje thonë se Gjuriq ka pësuar lëndime gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës, për çka sipas tyre ai ka marr edhe ndihmën mjekësore – që shihet sot në takimin që po vazhdon të mbahet.