Gjuriq Mustafës: Mos shpik kushte të reja për Asociacionin

214

marko

Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka bërë thirrje Isa Mustafës, kryeministrit të Kosovës që të mos shpikë kushte të reja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe ka theksuar se Bashkimi Europian pritet të bëjë presion mbi Prishtinën për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara.

Gjuriq ka thënë për gazetën serbe Tanjug nga Brukseli, se të hënën dhe të martën pritet që BE-ja t’i bëjë presionin përfundimtar Prishtinës për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e Gjuriqit ka ardhur pasi Mustafa të hënën në vënien e gurthemelit të një ure në Plemetin të Obiliqit, ka thënë se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, është i lidhur me heqjen e strukturave paralele në Kosovë.

Comments