Gjuriq tregon pse Vuçiqi e anuloi takimin me Thaçin

265

  

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka treguar arsyet e anulimit të takimit në Bruksel nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me presidentin kosovar, Hashim Thaçin.

“Shkaku i të gjitha gënjeshtrave e mashtrimeve dhe qasjes së neveritshme që përfaqësuesit e Prishtinës e treguan ndaj serbëve këto ditë duke kërcënuar e ofenduar, duke kërcënuar edhe të bijën e presidentit tonë”, tha Gjuriq.

Ai ka shtuar se procesi u prishë nga vullneti i keq i Prishtinës dhe nga mosreagimi i BE-së.

“Ne do të donim edhe në të ardhmen të ruajmë paqen e normalitetin por kërcënimet, shantazhet dhe ofendimet, tentimet që Vuçiqit t’i ndalohet vizita në Gazivodë e veri, tentimi që presidentit të kërcënohet, të ofendohet gjithë populli, tentimi që të nënvlerësohen bisedimet, atëherë edhe mbrëmë Thaçi në televizione në Prishtinë tregonte se si po bisedohet për Medvegjen Bujanocin e Preshevën, territor më i madh se sa vet Kosova në jug të Serbisë… e vetmja çështje e territorit për të cilin diskutohet është Kosova vet, të tjerat nuk shërbejnë për asgjë. Ky proces tashmë u prish nga vullneti i keq i Prishtinës por nuk ka përgjigje as pse BE-ja që do të duhej të siguronte kushte për dialog, të mos ketë presion e kërcënime, nuk ka garantuar asgjë”, tha Gjuriq.

Ai më tutje i ka quajtur turp deklaratat nga Prishtina, duke folur edhe rreth vizitës së Vuçiqit në Kosovë.

“Gënjeshtra, mashtrime gjithçka që bëri Prishtina dhe për këtë s’duam të takohemi me ata. Kërcënimet që dëgjuam nga presidenti i Kuvendit të krahinës është turp. Andaj s’duam të shohim askënd prej tyre dhe të jeni të sigurt që nëse Vucici vjen në Kosovë nuk do të arrestohet. Ne kemi mbaruar këtë takimin dhe presidenti nuk do të flasë deri sonte ndoshta. Për fillim duhet ata të ndalen të gënjejnë e më pas ne do të shohim nëse do të bisedojmë”, ka thënë ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot në Bruksel u takuan me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin.

Comments