Gjuriq: Votoni për Listën Serbe, e jo për përfaqësuesit shqiptarë të serbëve

482
fresco

I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “është shumë me rëndësi që serbët të dalin në zgjedhjet kosovare, të jenë të bashkuar dhe të votojnë për Listën Serbe e cila e ka përkrahjen e Beogradit, e jo për përfaqësuesit shqiptarë të serbëve të cilët në qeverinë e ardhshme të Kosovës do të jenë për pavarësi të Kosovës”.

“Është shumë me rëndësi që serbët të dalin në zgjedhje dhe që Lista Serbe të mbahet dhe ta zgjerojë ndikimin e saj, sepse me këtë e zgjerojmë dhe forcojmë ndikimin e popullit serb dhe pozita jonë negociuese do të jetë më e fortë”, ka thënë Gjuriq për RTS.

Ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të kryhen konsultimet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë, por edhe për realizimin e programit “të rëndësishëm jetësor të përkrahjes për gjithë mjediset serbe, i cili do t’i mundësojë Serbëve të mbeten në ato mjedise dhe të rinjve të mund ta planifikojnë ardhmërinë në Kosovë”.

“Shqiptarët po llogarisin që me emra serbe t’i shtyjnë një apo dy njerëz të tyre dhe që pa Beogradin ta formojnë qeverinë e tyre e cila do të ishte për pavarësi të Kosovës. Atyre i pengojnë të gjithë serbët të cilët janë kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës dhe për bashkim me Serbinë”, ka thënë Gjuriq.

Comments