Gjuriqin nuk e kënaq “reagimi i ndërkombëtarëve ndaj Kurtit”

135

Shefi i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, tha se nuk mund të jenë të kënaqur siç tha ai “me reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Albin Kurtit”

Ai për televizionin serb Happy deklaroi se “Beogradi po ndërton një lloj blloku të ri politik, i cili është i interesuar për bashkëpunim me Serbinë dhe nuk e bën këtë dhe nuk e shikon në mënyrë të njëanshme qëndrimin e Serbisë”.

Ai ka përmendur edhe seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Për Serbinë, çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm. Deri në 70 për qind të mallrave tona shkojnë në BE. Rezultatet fenomenale ekonomike që kemi arritur nuk do të ishin të mundshme pa marrëdhënie të mira me vendet e BE-së. Gjatë turneut 18-ditor, unë shkova nga Estonia në Uashington, dhe pastaj në Nju Jork kemi pasur takime me më shumë se 70 burra shtetesh në mbarë botën. Unë takohem me delegacionin e Vanuatu-s dhe Kurti po e ndjek për t’u takuar me kryeministrin, por me dikë më të ulët në delegacion”, tha Gjuriq.

Comments