GJYKATA ADMINISTRATIVE DO TA SHQYRTOJË PADINË E VMRO-DPMNE-SË

159
fresco
midle

Gjykata Administrative sot do të mbajë seancë në të cilën do ta shqyrtojë padinë nga Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, e cila ka të bëjë me vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ankimimin e pranuar të Lëvizjes Besa.

Padia, siç kumtoi Gjykata, ka të bëjë me anulimin e Vendimit të KSHZ-së nga 16.1.2.2016.

Me Këshillin e gjykatësve do të kryesojë Esma Alibashiq Jonuz, ndërsa anëtarë janë Rozalia Koçkovska, Ana Gerasiomovska, Tanja Terzieva dhe Elmedina Asani.

Gjykata Administrative mbrëmë e përfundoi debatin për dy paditë e parashtruara nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja për vendimet e KSHZ-së për ankimimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Vendimet për paditë, Gjykata Administrative duhet t’i sjellë brënda 24 orëve pas debatit për to dhe t’i publikojë në ueb faqe. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.

Gjykata duhet të shqyrtojë edhe dy padi të parashtruara nga LSDM-ja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Comments