Këshillat gjyqësore pranë Gjykatës Administrative gjatë ditës së djeshme në seanca publike kanë shqyrtuar 19 nga gjithsej 28 ankesave e parashtruara nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.
Janë shqyrtuar 16 padi nga VMRO DPMNE, dy nga TMRO dhe një është nga E Majta. Nga Gjykata informojnë se vendimet për 19 paditë e shqyrtuara do të publikohen gjatë ditës pas përgatitjes së tyre teknike.
Më shumë padit ka parashtruar VMRO DPMNE 24, dy TMRO dhe nga një Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta.
Gjykata Administrative sot duhet t’i shqyrtojë edhe paditë tjera. Këshillat gjyqësore të Gjykatës Administrative lidhur me këto ankesa duhet të prononcohen 48 orë nga parashtrimi i tyre. Lidhur me ankesat do të vendosin pesë këshille gjyqësore të përbëra nga pesë gjykatës nga Gjykata administrative, të zgjedhur me rrugë të shortit. Ankesat në mënyrë elektronike u sistemohen gjykatësve, ndërsa vendosja do të bëhet në seanca publike.
Ndërkohë po vijon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është më 29 tetor.