Gjykata e Apelit merr vendim për deputetët e VV-së

518
fresco

Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos aplikohet masa e paraburgimit për deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Sali Zyba dhe Drita Millaku.
Kjo gjykatë ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorisë, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e organit të ndjekës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Të katërtit dyshohen se secili veç e veç ka kryer veprat penale, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, dhe mbajtje në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, pasi sipas shkresave të lëndës, nuk ekziston rreziku se të pandehurit do të mund të ikin apo arratisen, iu dihet identiteti dhe vendbanimi i përhershëm, të njëjtit janë deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe se i kanë premtuar gjykatës se do të paraqiten pranë saj sa herë që do të ftohen.

Comments