Gjykata e Apelit vendosi, 19 vite burg për vrasjen e motrës mjekësore

427
fresco

midle
cekicc

Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi gjykimin e shkallës së parë prej 19 viteve burg për Nikolla Kuzmanovski të cilit i gjykohej për vrasjen e një motre mjekësore.Kuzmanovski është gjykuar për veprën penale vrasjen e një gruaje shtatzënë.

Vrasja ka ndodhur në muajin janar të këtij viti rreth orës 19 kur motra mjekësore ka qenë në kujdestari. Dijana ka qenë e martuar dhe ka pasur një vajzë, por ka qenë në lidhje dashurie me Kuzmanovski. Ajo ka qenë shtatzënë, dhe për këtë e ka ditur edhe burri edhe i dashuri i saj.

Sipas prokurorisë, vdekja e Dijana ka ndodhur me ngulfatje dhe mbylljen e gojës dhe hundor dhe lëndimeve në trup. Sipas mbrojtjes së të akuzuarit, vdekja është shkaktuar si pasojë e thyerjes së kokës.

Comments