Gjykata e lartë shqyrton ankesën për “Detonator”

246
fresco
midle
Gjykata mbajti seancë publike pas ankesës së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Sashko Stojçev, i cili ngarkohet për organizimin e një shoqërie kriminale, tentim për vrasje, mashtrim, kamatë, armëmbajtje pa leje dhe përgatitje për krim.
I dënuari është në arrati, prandaj edhe seanca u mbajt në mungesë të tij.
“I akuzuari, Sashko Stojçev, është në mungesë, prandaj edhe seanca do të mbahet në mungesë të tij”,– tha një gjykatës.
Avokatja e të dënuarit thotë se vendimi gjyqësor i Gjykatës së Apelit është i paqartë dhe se të dënuarit duhet t’i ulet dënimi.
Prokurori nga ana tjetër kërkoi refuzimin e ankesës si të pabazë.
Gjykata e lartë mund të konfirmojë dënimin, mund ta ndryshojë ose ta kthejë në rigjykim.
Në rastin “Detonator”, Gjykatat Themelore Shkup 1 i shpalli të fajshëm 15 personat e paditur në këtë lëndë, biznesmenë, pronarë diskotekash dhe roje, ndërsa dënimet lëvizin nga një vit e tre muaj burgim deri në burgim të përjetshëm.
Grupi dënohet për konspiracion kriminal, tentim për vrasje, mashtrim, kamatë, armëmbajtje pa leje dhe përgatitje për krim në Maqedoninë Lindore.
Aksioni policor “Detonator”, i cili u realizua në disa qytete, rezultoi me burgosjen e 15 personave, shkarkimin e 13 shefave dhe komandantëve të policisë dhe konfiskimin e mbi 1000 aparateve për poker.
Comments