Gjykata e Selanikut do të vendos për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

207
fresco


Ish kryeshefi i MPB-së Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski sot do të nxirren para gjyqit në Selanik, për posedim të dokumenteve të rreme me të cilët kanë qëndruar në Greqi, njofton ANA- MPA.

midle

Në paraqitjen e tyre të parë para prokurorit në Selanik, ata kanë hedhur poshtë aktakuzat e autoriteteve maqedonase duke vlerësuar si të motivuar politikisht. Më pas kanë kërkuar të mos ekstradohen në Maqedoni nga frika se jeta e tyre do të vihet në rrezik.

Në dokumentet e dorëzuara deri në Interpol, njoftohet se bëhet fjalë për dy anëtarë të pozicionuar lartë në shërbimet e sigurisë sekrete, transmeton Medial.mk.

Comments