Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 8 muaj burg ish- ministrin e Punës Spiro Ksera Akuzohet për shpërdorim detyre

199
Ish-ministri i Punes Spiro Ksera u denua sot nga Gjykata Penale e Tiranes me 1 vit dhe 8 muaj heqje lirie. Njekohesisht Kseres I ndalohet per nje periudhe 5 vjecare dhe ushtrimi i te gjitha funksioneve publike. Me heret prokuroria kishte kerkuar 3 vjet heqje lirie per ish-ministrin e Punes te akuzuar per shperdorim detyre. Ish-ministri Ksera dhe bashkëpunëtorët e tij u konsideruan pergjegjes sot nga Gjykata per shperdorim detyre qe ka cuar ne përvetësimin e rreth 30 milion lekë fonde nga projekte të ndryshme të institucionit që ai drejtonte. Ndërkaq edhe i pandehuri Artenis Mane u denua me 10 muaj heqje lirie, ndersa Elda Kozaj dhe Elisabeta Dodbiba u denuan nga gjykata e Tiranes me 2 vjet sherbim prove. Ne perfundim te seances se sotme avokati i ish-ministrit te Punes Spiro Ksera deklaroi se vendimi per te denuar klientin e tij eshte marre jashte kesaj gjykate dhe se vendimi eshte politik.
Comments