Gjykata gjermane dënon me burg të përjetshëm dy ish spiun jugosllavë
Një gjykatë në Gjermani i ka dënuar me burg të përjetshëm dy ish shefa të inteligjencës jugosllave për orkestrimin e vrasjes se një disidenti jugosllav në shtetin gjerman jugor, Bavari, para më shumë se tri dekadave.
Kroatët Joosip Perkoviq i moshës 71 vjeçar dhe Zdravko Mustaq i moshës 74 vjeçar, të dy zyrtarë të rëndësishëm në shërbimin sekret të epokës komuniste jugosllave, janë shpallur fajtor për bashkëpjesëmarrje në vrasjen e Stjepan Durekoviq, i cili po ashtu ishte kroat, dhe ishte gjetur i vdekur nga lëndimet që i kishte marrë nga të shtënat me armë dhe lëndimet të kokës në një garazh në qytetin Qolfratshausen në vitin 1983, raporton Reuters, përcjell Express.
Kroacia i ekstradoi të dy të akuzuarit në vitin 2014, pas presionit të madh të Gjermanisë.
Prokurorët kanë pohuar se vrasja e Durekoviqit ishte urdhëruar nga një politikan udhëheqës jugosllav. Aktivitetet disidente të Durekoviqit duket se kanë qenë motivi për vrasjen e tij por politikani i fajësuar në fakt ka dashur ta parandalojë Durekoviqin që të mos demaskojë biznesin ilegal të birit të tij në kompaninë shtetërore të naftës, INA, sipas aktakuzës.