Kapiteni i skuadrës së Totenhemit, Hugo Loris, u kap përpara disa javësh duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit.
Portieri francez u dërgua menjëherë në polici ku u kryen dhe procedurat e hetimit ndaj tij.
Kampioni i Botës doli përpara trupit gjykues ku dhe pranoi çdo gjë për të cilën akuzohej.
Pas përfundimit të gjyqit, portieri i Totenhemit u dënua me 50 mijë paund gjobë dhe 20 muaj heqje të lejes së drejtimit.
Nuk mbeti pa e ndëshkuar edhe klubi anglez, që e ka gjobitur portierin me 300 mijë paund, të cilat janë të vlefshme me rrogën e 2 javëve.

