Gjykata paralajmëron Kurtin: Nëse nuk vjen, do të arrestohesh

139

albin kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për shtyrjen e seancës ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, vitin e kaluar.Arsyeja e kësaj shtyrjeje është mos pjesëmarrja e deputeteve të PDK-së Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra.

Ato pritej të dëshmonin kundër kolegëve të tyre Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topalli e Albin Kurti, si palë e dëmtuar në këtë rast.

Gjithashtu në seancë mungoi edhe Albin Kurti, për të cilin Gjykata vendosi që dorëzojë ftesë të rregullt për seancën e radhës, por nëse do të ketë mungesë përsëri ajo do të lëshojë urdhëresë për paraburgim.
Comments