Gjykata Penale dhe Administrative ende pa kryetar
Këshilli gjyqësor nuk di se kur do të caktohet seancë në të cilën do të zgjidhen kryetarët e Penales dhe Supremes, nga puna e të cilëve do të varet funksionimi i Speciales. Ndonëse kryetari i Këshillit gjyqësor, Karaxhovski, premtonte se emërimi i tyre do të bëhet në fund të janarit, tani ai më nuk prononcohet kur do të bëhet emërimi. Pengesë për këtë është padia të cilën gjykatësja Lidija Nedelkova e ngriti në Gjykatën Administrative për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve. Këshilli ende nuk e ka shqyrtuar të njëjtën.
Pavarësisht se Karaxhovski siguronte se deri në shkurt Gjykata Penale dhe ajo Supreme do të kenë kryetarët e tyre, ai sot tha se nuk është caktuar termin për mbledhjen e ardhshme. Emërimin e kryetarëve të Gjykatave e pengoi vlerësimi i jashtëzakonshëm.
Gjykatësit Lidija Nedelkova dhe Ivan Xholev ishin të pakënaqur nga vendimi i Këshillit që të vlerësim të jashtëzakonshëm të kandidatëve, me çka një pjesë e tyre arritën t’i përmirësojnë notat e dobëta paraprake dhe të kthehen sërish në lojë për kryetar. Nedelkova madje kërkoi publikisht para Këshillit të sqarojë përse vlerësimi i jashtëzakonshëm është bërë me një qëllim të caktuar për të favorizuar disa gjykatës të caktuar. Karaxhovski para një muaji tha se nuk do t’i plotësojë dëshirat e ish kryetares së Supremes.
Që kur ekziston ky format i Ligjit për Këshillin gjyqësor për vlerësim deri më tani askush nuk ka dorëzuar një kërkesë të këtillë e as që ka pasur ndonjë problem me vlerësimin, e as që kanë kërkuar presedenca të këtilla. Unë vlerësoj se kushtetuta nuk është shkelur dhe nuk ekziston mundësi ligjore që ne ta bëjmë këtë – deklaroi Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Më shumë se dy muaj me Gjykatën Penale dhe Supreme udhëheqin ushtrues detyre. Në garë për Gjykatën Shkupi 1 janë gjykatësi kontrovers Vladimir Pançevski dhe Ivan Xholev ndërsa për Supremen janë Lidija Nedelkova, Jovo Vangelovski, Snezhana Bajlozova dhe Besa Ademi.