Gjykata Penale me vendim: “bombat” nuk pranohen si dëshmi në 6 lëndët

207

Gjykata Penale ka refuzuar që materialet e përgjuara që i propozoi PPS të pranohen si dëshmi…

Gjykata Penale ka refuzuar që materialet e përgjuara që i propozoi PPS të pranohen si dëshmi në rastet: “Titanik”, “Titanik 2”, “Tanku”, “TNT”, “Tifani” dhe “Trevnik”.

Edhe përkundër vendimit të Gjykatës së Apelit në shtator, që materialet e përgjuara të përdoren si dëshmi, Gjykata Penale vazhdoi të refuzojë si dëshmi “bombat”.

“Për rastin “TNT”, vendimi i gjykatës është sjellë më 19 shtator, vetëm një ditë më vonë nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Shkupit, i cili më 18 shtator solli vendim ku pranoi bisedat e regjistruara për rastin “Treqind”, si dëshmi në procedurë. Për rastin “Titanik 2”, Gjykata Penale më 2 tetor solli vendim, me të cilin nuk i pranoi si dëshmi bisedat e regjistruara”,- thonë nga PPS.

Nga Prokuroria Speciale Publike thonë se në pajtueshmëri me afatin ligjor, për këto 6 lëndë do të dorëzojnë ankesa deri të Gjykata Penale.

Refuzimi i “bombave” të PPS-së ndodh në fazën e vlerësimit të akuzave, e cila për një pjesë të madhe prej tyre vazhdon akoma.

Sipas rendit, i cili është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatëses, Monika Bahçovanovska, për vlerësim i kanë rënë lëndët “Lëndina”, “Tifani” dhe “Titanik”, ndërkaq gjykatëses, Verka Petkovska, – “Titanik 2”, Lidija Petrovkës – “Tarifa”, ndërkaq në duart e Lenka Davitkovkës është rasti “Toplik”.

Ndryshe, PPS në Gjykatën Penale ka dorëzuar 17 aktakuza, për 18 lëndë në të cilat të akuzuarit kryesorë janë politikanë nga VMRO-DPMNE.

Comments