Gjykata Themelore: Të premten gjykimi për Gruevskin dhe Janakievskin



Gjykata Themelore në Shkup ka njoftuar se të premten do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, dhe ish-ministrit, Mile Janakieski…
Gruevski dhe Janakieski janë akuzuar në rastin TNT të Prokurorisë Speciale Publike për shuplakat e porositura për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovskin.
Prokuroria Speciale Publike më 15 shtator ka dërguar një propozim aktakuze kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave të tjerë për dhunën e porositur në Komunën Qendër.