Gjykata turke ka marrë vendim që t’ia konfiskojë pasurinë Gulenit

225

110820161118123326309_2

Gjykata Penale e Anadasë në Turqi, në kuadër të hetimeve ndaj organizatës FETO, ka marrë vendimin për konfiskimin e plotë të pasurisë së liderit të organizatës në fjalë, Fethullah Gulen. Ai akuzohet për “tentativë për shkelje të rendit kushtetues”.

Gjykata ka konstatuar se Gulen, Omer Ekincin, Kemal Elibalin dhe Xhemal Soncu ndodhen jashtë shtetit dhe për këtë arsye për ta është lëshuar urdhër arrest. Meqë personat në fjalë janë të arratisur, gjykata iu ka sekuestruar pasurinë, sipas nenit 278 të Kodit Penal të Turqisë, raporton media qeveritare e Ankarasë, AA. “Me këtë vendim të akuzuarve u merret e tërë pasuria e patundshme në Turqi, si dhe mjetet e transportit, letrat me vlerë, aksionet në kompani të caktuara, ndërsa u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Fethullah Gulen akuzohet se ka organizuar grushtin e shtetit më 15 korrik, natë kur humbën jetën 230 persona dhe mbi 2.000 të tjerë u plagosën. Republika e Turqisë ka lëshuar urdhër arrest për Gylenin, si dhe ka kërkuar nga SHBA-ja, ekstradimin e tij në shtetin turk.

Comments