Gjykata vendos për sulmuesit e mësimdhënësve në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar masën e sigurisë ndaj Babë e bir, të cilët dy ditë më parë patën sulmuar mësimdhënësit në shkollën e mesme të Bujqësisë në Lagjen“Arbëria” në ambientet shkollore.
Sipas vendimi të gjykatës i mituri V. K do të qëndroj në paraburgim për 1 muaj, ndërsa babai i tij, A.K në arrest shtëpiak, po ashtu për një muaj.
Sipas gjykatës i mituri V. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe veprën penale sulmi, ndërsa i pandehuri A. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK – së.
Sipas vendimit të gjykatës i mituri V. K. së bashku me prindin e tij A. K. dyshohet se me datë 07.02.2017, në ambientet e shkollës kanë sulmuar me sëpatë mësimdhënësin Z. Rr., ku është dashur të marr ndihmën mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mituri V. K., ndërsa për të pandehurin A. K. masa e arrestit shtëpiak.
Palët kanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./IndeksOnline/