Gjykatësja tërhiqet nga dy lëndë të PSP-së

209

Gjykatëses Monika Bahçovanovska iu dhanë për vlerësim pesë akuza nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), megjithatë ajo do t’i vlerësojë vetëm rastet “Lëndina”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura”. Bahçovanovska ka kërkuar largimin e saj nga rastet “Total”dhe Trust”, në të cilët si të akuzuar janë Dragan Pavloviq Latas dhe Sead Koçan.

Siç mëson Televizioni 24, shkaku që Bahçovanovska është tërhequr është se firma e Latasit “Total” ka pasur marrëveshje për reklamë me Lotarinë e Maqedonisë, ku drejtor i saj është burri i Bahçovanovskës, Vlladimir Bahçovanovski, funksionar i VMRO-DMPNE-së.
Nga “Trust” ka kërkuar tërheqje për shkak se ka vendosur për ankesat e gjyqtarëve të procedurës paraprake si kryetare e këshillit. Tash rastet “Trust” dhe “Total” do t’i vlerësojnë gjykatësit Marjan Grubisha dhe Dragan Nikollovski. /SHENJA/

Comments