Rifilluan këtë javë që po lëmë pas, gjykimet e Prokurorisë Speciale Publike, që rikthyen vëmendjen në keqpërdorimet e dyshuara të ish pushtetarëve të lartë të qeverisë Gruevski.
Por qytetarët thonë se stërzgjatja kaq shumë e këtyre proceseve, lë të dyshosh se ato përdoren si instrumente politike në moment të caktuar, e jo për të vënë drejtësinë në vend. Ata kërkojnë shpejtim të vendimeve në rastet e PSP-së
“Unë mendoj se se është një instrument politik i pushtetit, të cilin e shfrytëzon sipas nevojës, kur ka nevojë, kur ka tema të rëndësishme si referendumi. Gjykimi është i vonuar dhe mendoj se nuk do të mbarojë” – tha një qytetarë.
“Po është i vonuar, mendoj se është tëpër i vonuar. Jo, nuk besoj në PSP-në, nuk ka raste të besueshme”. – deklaroi një tjetër qytetarë.
Pas përfundimit të pushimeve verore, gjykata rinisi seancat për rastin Titanik, ndërsa më 29 gusht vijon gjykimi për rastin “T.N.T”.
Më 31 gusht do gjykohet edhe rasti i përgjimit të paligjshëm “Target-Fortesa” por pa praninë e dy ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Rastet e tjera të PSP_së, do të rikthehen në gjykatë në shtator, muaj ky në të cilin priten zhvillime të rëndësishme, kur merret parasysh edhe fakti se këto raste enden gjykatave tashmë një vit. Deri tani dënime janë dhënë vetëm për ish kryeministrim Gruevski, që u dënua me dy vjet burg për mblerjen e mercedezit luksoz, por procesi është ende në procedurë ankimimi.
Me burg efektiv u dënua ish ndihmës ministri i Brendshëm Gjoko Popovski, që gjendet aktualisht pas hekurave. Biznesmenin Sead Koçan u dënuar me gjashtë vite burg, por ende nuk po e vuan dënimin, dy vite burg me kusht mori edhe gazetarja Ivona Talevska për evazion fiskal.