Gjykimi për lëndën “Talir” shtyhet për më 12 shtator

301

 

 

Gjykimi për financim joligjor të partisë VMRO-DPMNE “Talir” anulohet për më 12 shtator, për shkak të mungesës së njërit anëtar të jurisë.

Procesin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lençe Ristevska nga PSP.

Në sallën gjyqësore të pranishëm ishin të akuzuarit Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski si dhe deputeti Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski.

Ish kryeministri gjykohet në mungesë.

Seanca e parë gjyqësore për rastin “Talir” u mbajt më 18 shkurt të këtij viti, por procesi gjyqësor ende gjendet në fillim dhe tashmë disa muaj anulohet fillimi për shkak të mospranisë së ndonjërit të akuzuar ose Këshillit gjyqësor, por edhe ndërrimi i avokatëve dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, si dhe kërkesa për interpretim autentik të paragrafit të Ligjit për PSP-në.

Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në mënyrë joligjore kanë marrë së paku 4,6 milion euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar që ato para të dërgohen në xhirollogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Comments