Gjykimi për rastin “Toplik” shtyhet për më 30 janar

182

Gjykimi për lëndën e PSP-së “Toplik”, në të cilin të dyshuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe edhe pesë persona për shitjen e parcelës ndërtimore në Sopishte të Shkupit, është shtyrë për më 30 janar të vitit të ardhshëm.

Arsyeja për shtyrjen është ajo që dy avokatët e Janakievksit sot janë të angazhuar edhe në rastin “Trust” dhe nuk kanë mundësi të vijnë në gjykimin për “Toplik”.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova, pas debatit midis mbrojtjes dhe prokurorëve rreth termineve për gjykimin, vendosi që seancën e sotme ta caktojë për më 30 janar.

Në këtë rast i dyshuari i parë, si person drejtues në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka formuar Komision për ankande publike, të cilës i ka urdhëruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe disponim me tokën ndërtimore për ndërtim të kompleksit elitar Qyteti i diellit në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Nga dëshmitë, sipas PSP, del se për shkak të ndërprerjes së kontratës me fajin e Ministrisë, Ministria është detyruar t’i paguajë në vlerë prej 1 milion eurove borxh dhe interes të parakohshëm personit juridik “San siti”.

Comments