Gjykimi për “Target” dhe “Fortesa” anulohet për më 15 maj

478
fresco

Seanca gjyqësore për rastin “Target” dhe “Fortesa” të PSP-së është anuluar për më 15 maj, për shkak të procedurës rreth ekstradimit që po zhvillohet para Gjykatës Supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Gjykata ka njoftuar se do të shqyrtohet mundësia për ndarjen e procedurës në rast se deri në javën e ardhshme Grujevski dhe Boshkovski nuk do të ekstradohen.

Pala mbrojtëse në seancën e sotme tha se Grujevski dhe Boshkovski nuk janë të pakapshëm për gjyqin, por se nuk kanë mundësi të vijnë sepse në Greqi po zhvillohet procedure rreth ekstradimit. Sipas tyre procedura është në fazën e ankesës dhe për atë duhet të vendos Gjykata Suprem e Greqisë më 27 prill.

Comments