Gjylymser Kasapi: Do të votoj si shqiptare për LSDM-në

136

Gjylymser Kasapi, nëna e këngëtarit Shpat Kasapit, e cila gjendet në listat e kandidatëve për deputet të LSDM-së në vendin e dytë në njësinë zgjedhore numër gjashtë, menjëherë pas Petre Shilegov, për Alsat-M ka thënë se si deputete e LDSM-së në parlament do të votoj si një shqiptare.

“Platforma të cilën edhe unë e përkrahi, si dhe parimet që janë të vendosura fuqishëm në platformën parazgjedhore më bindin se LSDM-ja e udhëhequr nga zotëri Zoran Zaev do ta realizoje dhe nuk do ta heq nga rendi i ditës përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Për këtë gjë në mënyrë të sigurt do të përgatitet edhe një program special i cili gjithashtu do të miratohet nga instancat më të larta shtetërore”, theksoi Kasapi.

Kandidati për deputet bind se programi parazgjedhor  i LSDM-së mundëson që të zgjidhen shumë çështje për shqiptarët duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.

“E kam lexuar dhe studiuar shumë mirë programin e LSDM-së dhe definitivisht besoj se shumë probleme do të zgjidhen dhe midis tjerash edhe problemi me gjuhën shqipe”, deklaroi Kasapi.

Comments