Gjyqësori, Nedellkova kundër Pançevskit

165

291203

Vendimet e gjykatës penale të Shkupit nuk janë mbrojtje për politikanët e dyshuar, sepse këto vendime duhet të kalojnë filtrin e Apelit dhe të Gjykatës Supreme. Këto janë një nga disa porositë serioze që i dërgoi kryetarja e gjykatës më të lartë në vend, Lidija Nedelkova në intervistën e parë televizive në karrierën e saj.

“Ndihma në nivelin e shkallës së parë është plotësisht e pamjaftueshme. Vendimet e gjykatës vlerësohen në nivelet më të larta, kështu që”, deklaroi Lidija Nedelkova, Kryetare e Gjykatës Supreme të Maqedonisë.
Pyetje: Supozoj se dërgoni mesazhe për ata që qëndrojnë pas z. Pançevskit, mos të shpresojnë shumë se nëse në shkallën e parë ndodh kjo, në shkallën e dytë dhe më tej në Gjykatën supreme do të ndodhë e njëjta gjë?

“Shikoni, kjo është e papranueshme në qoftë se duam të kemi sistem serioz gjyqësor dhe ti bëjmë ato reforma që duket se duam ti bëjmë, atëherë duhet të veprojmë ashtu”, u përgjigj Nedelkova.

Nedellkova në intervistë, ka pranuar se është mike e vjetër e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, por u mbrojt se kjo nuk ka ndikuar në jetën e saj profesionale. Nga ana tjetër ka shprehur një varg kritikash për disa instanca në sektorin e drejtësisë. Vlerësim negativ dha edhe për pyetjen nëse kryetari i Gjykatës penale të Shkupit, Vladimir Pançevski meriton të rizgjidhet.

“Duke pasur parasysh se si e kryen funksionin e tij sidomos kohët e fundit nuk besoj se duhet marrë një tjetër shans”, tha Nedelkova.

Paraqitja e Lidija Nedellkovës në emisionin 360 Gradë, në TV Alsat M vjen në prag të përfundimit të mandatit të saj, por edhe zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Supreme, ku ajo është një nga kandidatët.

Comments