Në organizim të organizatës “Zëri” përfundoi protesta para Gjykatës Themelore të Kumanovës, me kërkesën për drejtësi për rastin e vrasjes së 4 vjeçarit Almir Aliu.
Organizatorët e protestës bën thirrje që të shqiptohet dënim maksimal për Boban Iliq, 30 vjeçari që dyshohet për vrasjen e 4 vjeçarit që ndodhi më 25 qershor të vitit të kaluar. “Dënim maksimal përgjegjësit të shuarjes së jetës së sapofilluar”, “Kujdes!” ,”Nëse Bobani është i çmendur edhe ne do të çmendemi”, ishin pankartat e protestuesve gjatë protestës.
Deri tani janë dëgjuar dëshmitë e disa dëshmitarëve të thirrur, ndërsa procesi vijon edhe me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë. Boban Iliq me makinën “Mercedes C200” në të cilën ishin edhe vëllai i tij B.I dhe një person tjetër T.D, në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë përplasën familjen Aliu, ku me plagë të rënda përfundoi djali i tyre Almir Aliu, i cili pas plagëve të rënda ndërroi jetë.

