Gjyqtarët kërkojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe pasurive të tyre

263

 


Gjyqtarët kërkojnë mbrojtjen e fëmijëve dhe pasurive të tyre

Përpos garancive ekonomike, ku përfshihen rrogat, bonuset dhe pensionet e çmendura, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do t’i mbijetojnë procesit të Vetingut, kërkojnë mbrojtje të posaçme për familjarët dhe pasuritë nga hakmarrjet e mundshme që mund të nxisin vendimet e tyre.

Duke paralajmëruar vendime me impkat publik, për fatin e dosjeve të korrupsionit dhe krimit, prokurorët dhe gjyqtarët kërkojnë mbrojtje speciale, për vete dhe familjarët, jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës, por edhe pas daljes në pension.

Ata kërkojnë gjithashtu dëmshpërblim nga shteti për dëmet e shkaktuara ndaj jetës, shëndetit dhe pasurisë së tyre dhe familjarëve.

 

Comments