Gjysma e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rajon përballen me vështirësi financiare

77
fresco

Rreth 55% e familjeve shqiptare deklarojnë se i përballojnë shpenzimet e një muaji “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”. Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian, ku vetëm 17% e evropianëve ndihen të varfër, raporton Euronews.

Në rajon, të varfër ndihen 34% e serbëve, gjysma e malazezëve dhe gati gjysma e maqedonasve.

Shifrat dalin nga Eurostat, i cili mat dhe varfërinë subjektive, për të plotësuar treguesit tradicionalë të varfërisë, si p.sh. rreziku për të qenë i varfër, mungesa e rëndë materiale dhe sociale, apo jetesën në familje me anëtarë të papunë.

Në këtë aspekt, shqiptarët renditen të dytët në Evropë pas grekëve, ku 67% e popullatës atje perceptojnë që janë të varfër.

Megjithatë Shqipëria ka diferencë të lartë mes nivelit të varfërisë monetare të matjeve zyrtare, që është rreth 20% në 2024-n, dhe perceptimit të banorëve që mendojnë se janë të varfër, që i kalon 50%, me një diferencë prej mbi 30 pikë përqindje.

INSTAT raportoi më herët se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19 %, ku pragu i të ardhurave për një person u 330 lekë në ditë, ose 9700 lekë në muaj.

Comments