Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan Kurban në Maqedoni

195

Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan Kurban në Maqedoni
Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka organizuar therjen dhe shpërndarjen e 2.100 kurbanëve në Maqedoni, të dhuruar me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton AA.

Në ditën e parë të Bajramit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka prerë 2.100 deshë në një thertore të Komunës Vasilevo, në juglindje të Maqedonisë.

Në ceremoninë e therjes dhe shpërndarjes së kurbanëve të kryer nga shoqatat turke, Shoqata “Merhamet” dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë kanë marrë pjesë krerët e degëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke si dhe vullnetarët e Gjysmëhënës dhe Kryqit të Kuq.

Pjesa më e madhe e mishit të kurbanëve është shpërndarë për personat në nevojë kryesisht nëpër fshatrat në Mqedoninë lindore.

Kreu i ekipit të therjes së kurbanëve të Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Meqedoni, Ahmet Erbil në një deklaratë për AA ka rikujtuar se Gjysmëhëna e Kuqe Turke që prej 150 vitesh, gjegjësisht nga viti 1869 bën përjekje për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve në botë.

Pasi bëri të ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke me kurbanët që ka therur në Turqi dhe në botë që prej 11 vitesh ka mundësuar dërgimin e mishit të kurbanit në sofrat e njerëzve në nevojë. Erbil tha se edhe këtë vit në kuadër të nismës për therjen e kurbanëve si Gjysmëhëna e Kuqe Turke kanë therur rreth 85 mijë kurbanë në 40 shtete në 4 kontinente.

“Gjysmëhëna e Kuqe Turke si organizata më e madhe humanitare në Turqi dhe një nga më të theksuarat në botë këtë vit do të therë kurbane në vendet ballkanike si Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Moldavi, Rumani dhe Serbi”, tha Erbil duke shtuar se do të therin kurbane edhe në shumë vende të Lindjes së Mesme, Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Ai tha se pas therjes së kurbanëve në qytetin Radovish me shpërndarjen në të gjithë Maqedonisë ata do të bekojnë sofrat e njerëzve nevojtarë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ditën e parë, të dytë dhe të tretë të Bajramit do të shpërndajë për 8.400 familje mish kurbani nga 2.100 kurbanë të therur në Maqedoni.

Comments