Glauk Konjufca në AARC, diskutohet forcimi i lidhjeve me diasporën shqiptaro-amerikane

100

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council) ka zhvilluar sot një drekë pune me ministrin e jashtëm, Glauk Konjufca, në të cilën u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosova dhe diasporës shqiptaro-amerikane.

Sipas njoftimit, fokusi i takimit ishte forcimi i partneritetit strategjik dhe harmonizimi i qëllimeve të përbashkëta në funksion të avancimit të interesave kombëtare afatgjata. Përfaqësuesit e AARC theksuan se misioni kryesor i organizatës mbetet zgjerimi i marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan INA.

Comments