Godet Ibrahimi i Besës, ja pse?!

302

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se BESA alarmon për politizimin që Qeveria po e instalon tek institucionet arsimore e shkencore. Ai ka pyetur se si bëhet ndarja e sektorëve mes partnerëve të koalicionit.
“Nëse partnerët qeveritar në kësi mënyre ndajnë sektorët, atëherë kush do ta marrë Akademinë e Shkencave dhe Arteve, kush do ta marrë Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, kush do ta marrë Institutin e Gjuhës Maqedonase, Universitetin e Tetovës, Nëna Terezë, Institutin e Letërsisë Maqedonase dhe të studimeve sociologjike. Qytetarë të nderuar, e dënojmë këtë politizim dhe shprehim keqardhje qe edhe një parti si Lr Pdsh po vepron si BDI ja dukë pranuar ta marrë Institutin për Trashëgimi Kulturore. ‘Poqëse dëshiron ta njohësh fytyrën e vërtetë të dikujt jepi pushtet”, tha deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, raporton SHENJA.

Comments