
Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj personave që tentuan vrasjen e Azem Vllasit.
Zeka në një status në Facebook, pyet kush janë këta njerëz që përcaktojnë kush është tradhtar e kush patriot, transmeton Gazeta InfoPress.
Sipas tij, Prokuroria jonë duhet me kuptua që njerëzit publik që shpallin dikën tradhtarë duhet të arrestohen dhe të dënohen.
Madje, Zeka shton se deklarimi publik kundër dikujt se është tradhtar, direkt nënkupton thirrje për vrasje.
Gazetari tutje pohon se, Murat Jashari nuk duhet të arrestohet para prokurorëve të Kosovës, të cilët sipas tij, ka vite që i kanë lexuar deklaratat e tij.
Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:
More vetem nje pyetje e kam lidhur me kete rastin e Azem Vllasit?!!!
Kush jane more disa njerez per me percaktu, per me vleresu, e ma e keqja, per me gjyku, kush eshte patriot, e kush eshte tradhetar?! A po e kupton kjo prokuroria jone more, qe ata njerez publik qe e shpallin dikend tradhetar, duhet arrestuar, edhe duhet denuar ne baze te ligjeve te vendit. Deklarimi publik kunder dikujt se eshte tradhetar, direkt nenkupton thirrje per vrasje. E cilat vende nuk e denojne nje thirrje per vrasje?!!!
Murat Jashari nuk duhet te arrestohet para prokuroreve te Kosoves, te cilet kane vite qe kane lexuar deklaratate e tije, dhe asnje mase nuk e kane marre. Dhe ai nuk eshte i vetem ne kete drejtim. Ke plote harambasha te tjere, te cilet duhet t i ndeshkoje ligji!