“GODET” SËRISH BERLINI: AKSION I DYFISHTË HUMANITARË
SLLATINASIT NË BERLIN KANË PAGUAR DRITARET E SHTËPISË QË NDËRTOHET DHE BASHKË ME SHOQATËN “SLLATINA” KANË FILLUAR AKSIONIN E RADHËS PËR VENDOSJEN E DRITAREVE TË REJA PËR NJË SHTËPI TJETËR.
Aksionit të ri mund t’i bashkëngjiten të gjithë njerëzit me shpirt human dhe të vullnetit të mirë.
Është ky një tjetër projekt mbresëlënës dhe motivues, që e dëshmon në vepër shpirgjerësinë e mërgatës sonë.
Ajo gjithmonë e ka dëshmuar solidaritetin në vepër, për të cilin duhet t’i jemi të gjithë mirënjohës.
Projektet e këtilla kanë jo vetëm dimensionin humanitar, por edhe emancipues dhe vetëdijësues për të mirën e përbashkët./Faktiditor/.