Goldshtajn: Kriza serioze ka shkaktuar ngecje në shumë sfera

173
fresco
Maqedonia po kalon nëpër një krizë serioze politike dhe për pasojë vendi ka ngecur në më shumë sfera, vlerësoi zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Xhefri Goldstajn, në Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës.
Me ndryshimet në Kodin Penal që do t’i bëjë përbërja e re parlamentare, ai shpreson të definohet qartë krimi që prodhon urrejtja.
Ndërkaq, akademiku, Vllado Kambovski, thotë se toleranca është ilaçi më i mirë për t’i tejkaluar problemet që ka një shoqëri siç është Maqedonia.
“Vendi po kalon nëpër një krizë serioze politike, e cila ka rezultuar me mungesë përparimi në më shumë sfera. Shpresojmë që me Parlamentin e ri, mes tjerash, do të ndryshojë dhe plotësohet edhe Kodi Penal, pastaj më qartë të definohet krimi nga urrejtja”,- theksoi zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së, Xhefri Goldshtajn.
“Është e paparamendueshme që cila do qoftë parti politike do të mund ta zhbëjë një parti apo grupim tjetër politik. Patjetër të ketë tolerancë dhe jo t’i përjetojnë si armiq të cilët duhet të zhduken, por si konkurrues në një garë dhe dialog të zakonshëm demokratik, i cili duhet të ndodhë në një mënyrë civilizuese”,- theksoi akademiku, Vllado Kambovski.
Krimi i urrejtjes në masë të madhe vërehet midis grupeve etnike dhe politike të cilat në vazhdimësi apostrofohen në progres-raportet e BE-së, thotë profesoresha universitare, Besa Arifi.
“Edhe në progres-raportin e vitit 2016 si dhe në të gjitha progres-raportet e tjera të viteve të fundit, Maqedonia ka qenë e kritikuar për shkak se nuk e identifikon në mënyrë oficiale krimin e urrejtjes. Pjesa më e madhe e kriminalitetit të urrejtjes bëhet në bazë të urrejtjes ndëretnike, kategori e dytë e krimeve të urrejtjes janë urrejtjet me karakter politik mes grupeve të antagonizuara politike”- u shpreh profesoresha universitare, Besa Arifi.
Partitë politike duhet të garojnë në bazë të ideve dhe programeve që i plasojnë, dhe jo të përjetohen si armiq midis tyre, vlerësoi kryetari i AShAM-it, Taki Fiti, i cili e hapi konferencën kombëtare kushtuar Ditës së Tolerancës. AShAM dhe OSBE për herë të pestë së bashku e shënojnë këtë datë.
Comments