Google mohon ndryshimin e renditjes së ueb-sajteve, pas ankesave të Kremlinit

322

Google ka thënë se nuk do të ndryshojë radhitjen e faqeve në rezultatet e kërkimit, pas shqetësimeve të ngritura nga Moska se kjo përbën disktriminim ndaj mediave ruse.

Më herët gjatë këtij muaji, observatori i komunikimeve në Rusi, tha se dëshiron të marrë sqarime nga Google, rreth zvogëlimit të mundesise së kërkimit të artikujve në internet, nga Russia Today.

Kërkesa e Roskomnadzor erdhi pasi, Eric Schmidt, presidenti i kompanisë amë të Google, Alphabet, kishte thënë se do t’ju japin më pak rëndësi faqeve si Sputnik e Russia Today.

Autoritetet ruse ndërkaq janë ankuar, duke thënë se do të ndërmarrin veprime nëse ka diskriminime për mediet ruse, përcjell REL.

“Dëshirojmë të ju njoftojmë se Dr. Eric Schmit, i është referuar përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të kërkimit, kur ka folur për radhitjen e faqeve në internet, përfshirë edhe Russia Today dhe Sputnik”, thuhet në letrën e dërguar nga Google, të postuar në faqen e Roskomnadzor.

Comments