Gordana Jankulloska përsëri “shpëtoi” ?!

510
fresco

midle

Nuk ka masa për kujdes për ish ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, vendosi Gjykata.

Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, duke vepruar në bazë të ankesës së Prokurorisë Speciale Publike e hodhi poshtë ankesën si të pabazë dhe e vërtetoi vendimin e gjykatësit me procedurë paraprake që të mos ketë masa të kujdesit për Jankulloskën.

Ajo është e dyshuara e tretë në rastin ‘Fortesa’ për prishjen e mjeteve të përgjimit.

Comments